Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kos: Rruga e Serbisë drejt BE-së do të jetë e vështirë, nëse Vuçiç viziton Moskën
👁8494
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, ka paralajmëruar të mërkurën se Serbia do ta ketë të vështirë të mbetet në binarë drejt anëtarësimit në BE, nëse presidenti i saj, Aleksandar Vuçiç, e viziton Moskën javën e ardhshme. Kos tha se, megjithatë, i takon Vuçiçit të vendosë nëse dëshiron të shkojë apo jo në Rusi. Vuçiç ka thënë se do të marrë pjesë në paradën e Ditës së Fitores më 9 maj dhe se do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Moskë, për herë të parë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës...