“Korrupsioni nuk bëhet më me zarfe,por me ligje”,Teliti shpërthen ndaj qeverisë për Thethin:Manovër e mirëmenduar për..

“Korrupsioni nuk bëhet më me zarfe,por me ligje”,Teliti shpërthen ndaj qeverisë për Thethin:Manovër e mirëmenduar për..

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, akuzon qeverinë për atë që ai e cilëson si një “manovër të mirëmenduar” për t’i dhuruar pasuritë natyrore dhe tokat publike klientëve të afërt të pushtetit, nën petkun e ligjshmërisë. I ftuar në  një emision televiziv, Teliti kritikoi ashpër mënyrën si po aplikohet ligji për legalizimin e ndërtimeve në zonat malore, veçanërisht në Theth, duke theksuar se procesi është i ndërtuar për t’u shërbyer ‘miqve dhe shokëve’ të lidhur me qeverinë. Ai e përshkroi situatën si një skemë klasike ku “korrupsioni nuk bëhet më me zarfe, por me ligje, VKM dhe letra...
Burimi: Sot.com.al