Korrupsioni mbetet ‘thembra e Akilit’ në Kadastër

Korrupsioni mbetet ‘thembra e Akilit’ në Kadastër

Hetimet për tjetërsimin dhe mbivendosjen e pronave kanë nxjerrë në pah ekspozimin e lartë të Kadastrës ndaj korrupsionit, një problem që ekspertët e lidhin me ligjet kontradiktore, pasigurinë e titujve dhe mungesën e reformave reale për kontrollin dhe llogaridhënien. Dy ish-drejtorë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Fier u vunë të enjten nën akuzë për regjistrimin e 1143 hektarëve tokë në zonat kadastrale të Semanit të Ri dhe Sheq Marinas, duke përdorur, sipas Prokurorisë së Fierit, vendime të falsifikuara për kthimin e pronave. Hetimi lidhet me regjistrimin e më shumë se 76 pasurive dhe sekuestrimin e tyre, ndërsa ndaj të proceduarve janë ngritur dyshime për falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Prokuroria thotë se verifikimi i dokumenteve pranë Agjencisë së...