Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie/ SPAK merr të pandehur Erion Veliajn, ja kur do t’i komunikohen akuzat
Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Kryebashkiaku Veliaj ndodhet në qeli prej datës 10 shkurt dhe akuzohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Sipas gazetares Klodiana Lala, akuzat do t’i komunikohen zyrtarisht ditën e mërkurë (23 Korrik). Erion Veliaj dhe avokatët e kryebashkiakut janë njoftuar zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme. Nuk dihet nëse kryebashkiaku i Tiranës do të lërë për pak orë qelitë e paraburgimit në Durrës për t’u përballur me prokurorët e posaçëm, Altin Dumani dhe Ols Dado. Ajo çfarë mbetet e paqartë është nëse SPAK do ta përcjellë dosjen për në...