Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Korrupsion në zgjedhje/ Policia kallëzon në SPAK administratorin e Xibrës dhe një 57-vjeçar nga Klosi
👁12016
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Policia e Dibrës ka kallëzuar në SPAK administratorin e njësisë administrative Xhibër dhe një 57-vjeçar nga Klosi për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet procedurale në SPAK, për veprat penale "Korrupsioni aktiv në zgjedhje", "Vetëgjyqësia" dhe "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor", në ngarkim të shtetasve : E.D., 36 vjeç, (administratori i njësisë Administrative Xibër), dhe shtetasit B.H., 57 vjeç, banues në Klos.