Burimi:
Javanews.al

“Korrupsion i sofistikuar”, Dumani raporton në KLP: Kemi në hetim 33 zyrtarë të lartë
👁3492
Kryetari i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, deklaroi se korrupsioni i nivelit të lartë në Shqipëri realizohet me mënyra të sofistikuara. Në raportimin vjetor në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Dumani dha disa shifra lidhur me zyrtarët e lartë të cilët kanë rënë në rrjetën e SPAK. “Në luftën ndaj korrupsionit, janë në hetim 33 zyrtarë të lartë. 19 prej tyre janë dërguar në gjykatë. Gjatë 2024 për dhjetë funksionarë publikë ka pasur dënime të formës së prerë. Hetimet kanë provuar se korrupsioni zhvillohet në mënyra të sofistikuara”, tha Dumani.