Korrupsion dhe shkelje e barazisë në tendera, dy vartësit e Belinda Ballukut paraqiten në SPAK

Korrupsion dhe shkelje e barazisë në tendera, dy vartësit e Belinda Ballukut paraqiten në SPAK

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i KESH, Erald Elezi janë paraqitur sërish sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Gjyli ka qëndruar për 30 minuta në SPAK, ndërsa ka qenë i shoqëruar me avokatin e tij. Ndërkohë Gjyli dhe Elezi janë paraqitur në SPAK edhe javë me parë, në lidhje me vijimin e hetimeve që po zhvillohen ndaj tyre. Dy vartësit e ish-zv. kryeministres Belinda Balluku akuzohen për korrupsion dhe“shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera”. Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i KESH, Erald Elezi, janë marrë të pandehur në dosjen e SPAK për shkelje të barazisë në tendera. Për Gjylin rëndojnë akuzat për shkelje të barazisë dy herë në bashkëpunim, ndërsa për Elezin po ashtu akuzë...