Korrupsion dhe pastrim parash, ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe burri i saj, zyrtarisht nën hetim nga SPAK
Olta Xhaçka TIRANË-Ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj Artan Gaçi janë vendosur zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për dyshime për korrupsion dhe pastrim parash. Raportohet se masa vjen në kuadër të hetimeve ku është përfshirë edhe bashkëshorti i saj, biznesmeni Artan Gaçi. Çifti i bashkëshortëve Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi u paraqitën dy ditë më parë (14 tetor) në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Sipas gazetares Klodiana Lala nga hetimet e deritanishme janë gjetur të dhëna që e implikojnë ish-ministren e Jashtme në afera korruptive dhe transaksione përmes kompanive të bashkëshortit të saj. Artan Gaçi, ish-ligjvënës i mazhorancës, ka statusin e investitorit strategjik dhe po ndërton një resort turistik mbi një pronë që rezulton se është përfituar përmes falsifikimit. Ndërkohë më 8 tetor...
Burimi:
zeri.ai