Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
“Korriku ka qenë intensiv për strukturat tona në terren”, Benet Beci: Rezultate të prekshme në shërbim të qytetarëve
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Muaji korrik ka qenë intensiv për strukturat tona në terren, me rezultate të prekshme në shërbim të qytetarëve: Janë liruar hapësirat publike në 10 akse kryesore të qytetit, duke krijuar më shumë hapësira të aksesueshme për komunitetin. 185 telefonata të qytetarëve janë trajtuar dhe zgjidhur nga Salla e Komandimit, një dëshmi e komunikimit të drejtpërdrejtë dhe efikas. Janë përpiluar 317 akte konstatimi dhe janë vendosur 3,012 masa administrative, prej të cilave: 81 për kontrollin e territorit 2,031 për shkelje në qarkullim Ky është angazhimi ynë i përditshëm për një qytet më të rregullt, më të sigurt dhe më të jetueshëm për të gjithë. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik....