Korriku i këtij viti, ndër më të nxehtit! Çfarë paralajmërojnë shkencëtarët

Korriku i këtij viti, ndër më të nxehtit! Çfarë paralajmërojnë shkencëtarët

Korriku i vitit 2025 u rendit si muaji i tretë më i nxehtë ndonjëherë i regjistruar në Tokë, sipas të dhënave më të fundit të shërbimit evropian Copernicus për Ndryshimet Klimatike. Shkencëtarët theksojnë se ndryshimet klimatike vazhdojnë të ndikojnë ndjeshëm në profilin termik të planetit, duke sjellë pasoja shqetësuese në shkallë globale. Carlo Buontempo, drejtor i Shërbimit për Ndryshimet Klimatike pranë Copernicus (C3S), deklaroi: “Dy vite pas muajit qershor më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, seria e rekordeve globale të temperaturës është ndërprerë për momentin. Por kjo nuk do të thotë se ndryshimet klimatike kanë përfunduar.” Sipas raportit, korriku i këtij viti pati një rënie të lehtë të temperaturës mesatare globale, por gjithsesi mbeti 1.25°C më i ngrohtë krahasuar me mesataren e periudhës para-industriale (1850–1900)....