Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Korriku 2025, i treti më i nxehtë në histori! Copernicus: Ndali rekordet që u thyen gjatë dy viteve
Korriku i këtij viti ishte i treti më i nxehtë në histori mes të njëjtëve muaj pararendës, sipas agjencisë europiane të monitorimit të ndryshimeve klimatike. Në raportin më të ri thuhet, megjithatë, se muaji i kaluar ndali serinë 2-vjeçare të muajve që thyejnë rekordet e pararendësve për nxehtësinë. Korriku 2025 ishte 1.25 gradë Celsius më i nxehtë se korrikët e periudhës para-industrializimit, mes viteve 1850–1900. Korriku i 2024 konsiderohet si më i nxehti i korrikëve, ndërsa ai i 2023-shit ishte i dyti më i nxehtë në historikun për të njëjtën periudhë. Në të dy këto vite u kapërcye mesatarja prej 1.5 gradësh, e përcaktuar nga shkencëtarët e klimës si kufi që, nëse thyhet rregullisht, e fut globin në një rrugë pa kthim të ndryshimeve klimatike...