Korridori VIII, Ministri Hoxha nga Sofja: Shqipëria ka hyrë në fazën e zbatimit
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi nga Sofja se Shqipëria ka hyrë në fazën e zbatimit të Korridorit VIII, duke theksuar se tani është koha që angazhimet politike të kthehen në rezultate konkrete. Hoxha mori pjesë në Konferencën për Korridorin VIII, të organizuar nga ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Velislava Petrova. Konferenca u zhvillua pas takimit ministror të mbajtur në Tiranë në shkurt të këtij viti, ku, sipas tij, u përcaktua vizioni i përbashkët politik për këtë projekt. “Sot, në Sofje, fokusi ynë është i qartë: ta kthejmë angazhimin politik në zbatim konkret. Suksesi i Korridorit VIII nuk do të matet me deklarata, por me zbatimin. Për Shqipërinë, kjo do të thotë të ndërtojmë një korridor të vetëm, plotësisht...
Burimi:
kohajone.com