Kordon mes studentëve dhe PD-së, protestuesit nisin thirrjet: Rama n’burg, Berisha n’burg!

Kordon mes studentëve dhe PD-së, protestuesit nisin thirrjet: Rama n’burg, Berisha n’burg!

Studentët kanë krijuar një kordon për të penguar afrimin e përfaqësuesve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike në protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit. Të rinjtë kanë dalë përpara tyre me një banderolë ku shkruhej: “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Përmes këtij veprimi, studentët kanë shprehur qëndrimin e tyre për të mbajtur protestën të ndarë nga aktiviteti politik i Partisë Demokratike, duke mos lejuar që përfaqësuesit e saj t’u bashkohen tubimit. Pavarësisht mbështetjes së demokratëve, studentët kanë vijuar me thirrjet e tyre, duke artikuluar slogane kundër kryeministrit Edi Rama, por edhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Mes parullave të dëgjuara nga turma ishin: “Rama në burg, Berisha në burg”, “Poshtë komunistët”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Arresto Berishën”. Ata kanë vepruar njëjtë si një javë më parë,...