Korçë/ Qindra qytetarë nisen drejt Tiranës në mbështetje të studentëve për protestën kombëtare

Korçë/ Qindra qytetarë nisen drejt Tiranës në mbështetje të studentëve për protestën kombëtare

Qindra qytetarë nga qarku juglindor janë nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga opozita. Pjesëmarrës nga disa bashki të rajonit, përfshirë Korçën, Maliqin, Pogradecin, Devollin dhe Ersekën, janë bërë pjesë e lëvizjes drejt kryeqytetit, ku pritet të zhvillohet tubimi opozitar. Sipas informacioneve paraprake, qytetarët janë nisur nga zona të ndryshme të qarkut, në një lëvizje që nuk është organizuar në mënyrë të centralizuar. Qindra qytetarë nga juglindja pritet t’i bashkohen protestës në Tiranë, duke iu përgjigjur thirrjes së opozitës për pjesëmarrje në tubimin e sotëm.