Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Korçë, Bashkia fillon lirimin e hapësirave publike para afatit të caktuar, përplasje mes drejtorit dhe këshilltarit
Një aksion i papritur për lirimin e hapësirave publike ka nisur mëngjesin e kësaj të marte në Korçë, duke ngjallur polemika dhe reagime të forta. Punonjësit e Bashkisë, të shoqëruar nga drejtori i Kontrollit të Territorit dhe Policia Bashkiake, kanë zbarkuar në pedonalen e qytetit, duke nisur çmontimin e strukturave pa leje. Ky aksion vjen disa ditë pas deklaratave të kryebashkiakut Sotiraq Filo, i cili njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me pronarët e bizneseve. Sipas Filos, afati i fundit për lirimin e hapësirave ishte caktuar për 17 gusht, pas përfundimit të Festës së Birrës, me mundësinë që tendat të mbaheshin përkohësisht. Mirëpo, fillimi i aksionit sot, më 5 gusht, ka ndezur debatin dhe ka shkaktuar konfuzion. Gjatë aksionit, drejtori i Kontrollit të Territorit u...