Korçarja e martuar me një palestinez që jeton në Gaza: Humbëm djalin!

Korçarja e martuar me një palestinez që jeton në Gaza: Humbëm djalin!

Abdallah Jaber, palestinezi që jetoi mbi 30 vite në Shqipëri, ndodhet sot në Gaza, në mes të luftës, së bashku me gruan e tij korçare Albina Sadikajn. Lufta iu mori Ibrahimin e vogël, një nga tre djemtë e tyre. Ndërsa djali tjetër, Ahmedi, që po jeton në Shqipëri është ndarë për së gjalli nga prindërit. “Nuk kam zemër të flas për Ibrahimin. Ishte një djalë i shkëlqyer. Shumë njerëz më pyesin Abdullah pse qëndron aty në këto kohë të vështira?  Unë i thashë Albinës dhe kalamajve ikni se nuk mund ta lë mamin këtu vetëm. Dhe përgjigja normale e një...