Korça “zgjohet” nga tërmeti, lëkundjet ndihen në qytet dhe zonat përreth
Një lëkundje tërmeti është ndjerë mëngjesin e sotëm në Korçë dhe në zonat përreth. Lëkundjet kanë qenë të shkurtra, por janë ndjerë nga banorët në disa zona. Deri në këto momente nuk raportohet për dëme materiale apo probleme të shkaktuara nga tërmeti. Ndërkohë, vijon monitorimi i situatës, ndërsa priten të dhëna të mëtejshme për magnitudën, thellësinë dhe epiqendrën e lëkundjes.
Burimi:
javanews.al