Korça mirëpret karnavalet! Çel sezonin, rrugët mbushen me kostume shumë ngjyrëshe

Korça mirëpret karnavalet! Çel sezonin, rrugët mbushen me kostume shumë ngjyrëshe

Korça mirëpriti edicionin e 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve, një ngjarje kulturore që mblodhi grupe artistike nga Shqipëria dhe rajoni. Parada shumëngjyrëshe përshkoi bulevardin “Republika” dhe kulmoi në Pazarin e Vjetër, ku muzika, ngjyrat dhe atmosfera festive u pritën me entuziazëm nga qytetarët dhe turistët. Drejtoresha e Kulturës, Zamira Kita, e cilësoi këtë edicion si të veçantë për pjesëmarrjen e gjerë dhe krijimtarinë artistike, veçanërisht në kostumografi. Bashkë me karnavalet, Korçë çeli dhe siparin e sezonit turistik.
Burimi: Javanews.al