Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Korça dhe Elbasani bëjnë rokadë me drejtorët e Policisë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka firmosur emërimet e reja për qarkun e Korçës dhe Elbasanit. Kështu, drejtor i Policisë së Korçës, është emëruar Uljan Shpataraku ndërsa Erion Ahmeti që mbante më parë këtë post është transferuar drejtor i Policisë së Elbasanit. Ditët e fundit kryepolici Proda ka bërë ndryshime të shumta në rang komisariatesh në gjithë vendin por edhe në drejtues qarqesh. Ende nuk dihen arsyet e këtyre ndryshimeve të shumta. gijotina.com/