‘Koordinata’ zbulon parcelën me kanabis në mes të pyllit, autorët nuk gjenden

‘Koordinata’ zbulon parcelën me kanabis në mes të pyllit, autorët nuk gjenden

Një parcelë hashashi është zbuluar në zonën e Kurbinit, e kultivuar nga persona ende të paidentifikuar deri tani. Në vijim të planit operacional policor të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit njoftuan sot (8 gusht) se gjetën të kultivuara në një sipërfaqe toke publike, në vendin e quajtur “Perlat”, 48 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa. “Një pjesë e bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua në vendngjarje, nëpërmjet djegies. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtij rasti”, bëri me dije policia vendore. Hetimet po kryhen në bashkëpunim edhe me prokurorinë. gijotina.com/