Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Kontrollet në Elbasan, arrestohet vëllai i deputetit socialist
Policia e Elbasanit ka arrestuar vëllain e deputetit të Partisë Socialiste, Saimir Hasalla. Sipas uniformave blu mësohet se ai është vënë në pranga gjatë kontrolleve të zhvilluara mëngjesin e sotëm, në kuadër të hetimeve të prokurorisë për djegiet e ndodhura në landfillin e Elbasanit. Gjatë kontrollit në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar 30 fishekë luftarakë. “Strukturat për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për lejimin e kontrollit në disa banesa, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024. Në vijim të...