Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kontrolle nga toka dhe ajri për kultivim kanabisi në Fier, gjendet plantacioni në Cakran
👁6613
Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Fier, në kuadër të operacionit anticannabis të koduar “Koordinata”. Goditet 1 tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori. Në vijim të operacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, gjatë kontrollit të territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur dronë, në vendin e quajtur “Kodra e dafinave”, në fshatin Gjorgoz, kanë konstatuar një parcelë në të cilën ishin kultivuar 223 fidanë narkotikë kanabis. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë organizuar punën dhe kanë vënë në pranga autorin...