Kontrolle në Elbasan, zjarri tek mbetjet “nën lupën” e hetuesve

Kontrolle në Elbasan, zjarri tek mbetjet “nën lupën” e hetuesve

Kontrolle e verifikime në Elbasan mëngjesin e kësaj të hëne, 21 korrik. Siç raporton gazetari i Klan News, Fatos Salliu, aksioni është ndërmarrë në kuadër të hetimit të një viti më parë lidhur me zjarrin te mbetjet në këtë qytet. “Aksioni është ndërmarrë në kuadër të procedimit penal nr. 1417, i vitit 2024, i cili është regjistruar fillimisht për veprën penale të zjarrvënies”, raporton gazetari. Kujtojmë se fusha e mbetjeve në Elbasan u përfshi nga zjarri edhe këtë vit, për ditë me radhë, duke çliruar sasi të mëdha tymi toksik. Priten më shumë detaje në vijim.
Burimi: Javanews.al