Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Kontrolle në burgun e Durrësit, kapen 10 celularë
👁4676
FOTO ILUSTRUESE DURRËS-Policia e Burgjeve ka ushtruar kontrolle të befasishme në burgun e Durrësit. Nga kontrollet janë kapur 10 aparate celularë, të cilat dyshohet se përdoreshin nga të burgosurit. Bëhet me dije se aparatet nuk janë gjetur në qelitë VIP të burgut dhe aksioni kishte nisur prej ditës së djeshme (28 maj). Aksioni është ndërmarrë me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, nga vetë kreu Klevis Qose, në kuadër të luftës kundër futjes dhe përdorimit të sendeve të paligjshme brenda institucionit.