Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kontrolle blic në paraburgimet e Tiranës
Kontrolle blic po bëhen kontroll tek paraburgimet 302 dhe 313 në Tiranë. Ende nuk dihet arsyeja e këtyre kontrolleve, por dyshohet për gjetjen e sendeve të ndaluara. Në qelinë e 313-ës, ndodhet dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ky i fundit, u dënua dhe iu ndalua të kryejë ushtrime në ambiente të përbashkëta për 2 javë, që prej datës 10 korrik 2025. Meta, përmes një postimi në rrjete sociale, u shpreh se është dënuar për shkak se kishte komunikuar me mediat pa leje.