Kontroll i befasishëm, Laert Haxhiu kapet me celular në qelinë e tij

Kontroll i befasishëm, Laert Haxhiu kapet me celular në qelinë e tij

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar një kontroll të befasishëm në disa prej burgjeve në vend. Raportohet se gjatë këtij operacioni të befasishëm është ushtruar kontroll edhe në qelinë e Laert Haxhiut, i konsideruar si një prej emrave kyç të krimit të organizuar në vend. Haxhiu mbahet prej muajsh në burgun e Drenovës. Gjatë kontrollit, atij i është gjetur një aparat celular, i cili dyshohet se mund të jetë përdorur për të komunikuar në mënyrë të paligjshme me elementë të tjerë jashtë burgut.
Burimi: Gijotina.com