Kontroll ‘blic’ në të gjitha burgjet, vëzhgohen edhe kartelat e takimeve

Kontroll ‘blic’ në të gjitha burgjet, vëzhgohen edhe kartelat e takimeve

Përfundon kontrolli blic në të gjitha burgjet. Inspektimi është kryer gjatë mbrëmjes dhe herët në mëngjes, bëjnë me dije burimet e gazetares Anila Hoxha. Verifikimet janë kryer jo vetëm për sende të ndaluara por edhe janë vëzhguar kartelat e takimeve të disa të burgosurve. Ndërkohë që janë kryer dy transferime drejtuesish. Altin Ago është emëruar në krye të burgut Peqin, kurse Qazim Hoxha në Elbasan.
Burimi: Sot.com.al