Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kontroll blic në burgun e Durrësit, sekuestrohen 10 celularë
👁9699
Gjatë kontrolleve të kryera në ambientet e burgut të Durrësit, janë sekuestruar 10 aparate celulare, të cilat dyshohet se përdoreshin nga të burgosurit. Ky aksion është ndërmarrë me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në kuadër të parandalimit dhe përdorimit të sendeve të paligjshme brenda institucionit. Sipas burimeve zyrtare, 2 prej aparateve janë gjetur brenda qelive, ndërsa 8 të tjerë janë kapur në ambientet e jashtme të burgut, në tentativë për t’u futur në regjimin e brendshëm të sigurisë.