Kontrata 6 milionë USD me kompaninë e afërt me Donald Trump, reagon PD: Do ta paguajnë patriotët shqiptarë në SHBA që i përzuri Rama

Kontrata 6 milionë USD me kompaninë e afërt me Donald Trump, reagon PD: Do ta paguajnë patriotët shqiptarë në SHBA që i përzuri Rama

Pas publikimit të kontratës së lobimit prej 6 milionë dollarësh mes Partisë Demokratike dhe kompanisë amerikane “Continental Strategy LLC”, drejtuar nga ish-Ambasadori i Trump në OAS, Carlos Trujillo, Partia Demokratike ka reaguar përmes një deklarate zyrtare. Në njoftimin për shtyp, PD sqaron se nuk është vetë partia ajo që ka nënshkruar apo financuar këtë marrëveshje. Sipas saj, kontrata është realizuar nga fondacioni “Make Albania Great Again”, një organizatë e krijuar nga komuniteti shqiptaro-amerikan, me synim forcimin e marrëdhënieve mes PD-së dhe institucioneve amerikane. “Komuniteti shqiptaro-amerikan ka marrë përsipër të mbulojë 100% të kostos financiare të kësaj nisme. Partia Demokratike nuk...
Burimi: Top-Channel.tv