Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kontrabandoi mallra nga Greqia/ Bie në prangat e policisë 51-vjeçari, e pëson edhe…
Policia njofton se 51-vjeçari ka tentuar që të fusë në territorin shqiptar mallra kontrabandë pa faturë blerjeje. Një 51-vjeçar është arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Pas verifikimeve të mëtejshme për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për doganierin i cili dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke mos kryer kontroll në automjetin e 51-vjeçarit. Njoftimi i Policisë: Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e inteligjencës policore, shërbimet e DVKM Korçë ndaluan në aksin rrugor “PKK Kapshticë-Bilisht”, automjetin me drejtues shtetasin M. K., 51 vjeç, banues në Korçë. Nga kontrolli, në automjet janë gjetur mallra të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, sepse nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë...