Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kontrabandë nafte nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 64-vjeçari në Qafë Thanë! Nën hetim doganieri
Një 64-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi blutë i gjetën në makinën që po udhëtonte një depozitë rezervë me një sasi nafte pa dokumentin përkatës. 64-vjeçari u kap në afërsi të pikës kufitare të Qafë Thanës. Uniformat blu bëjnë me dije se kanë nisur hetimet edhe për doganierin pasi dyshohet se nuk ka kryer kontroll në automjetin e të arrestuarit. Njoftimi i policisë: Në vijim të punës së intensifikuar të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, gjatë sezonit veror, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, është goditur një rast i kontrabandës...