Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen 2 persona. Sekuestrohen mbi 22 mijë euro, si dhe veshje e steka cigaresh
Dy persona janë arrestuar në Gjirokastër, pasi akuzohen për kontrabandë mallrash nga Greqia. Të arrestuarit, 43-vjeçarët O. L. dhe M. D., të dy banues në Tiranë, u kapën në flagrancë në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër, teksa transportonin me autobus mallra të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia. Gjatë kontrollit të autobusit, policia gjeti të fshehura në ambiente të mbyllura 100 steka me cigare dhe 22 695 euro, ndërsa në bagazh u gjetën produkte të ndryshme deti dhe mishi, produkte bulmeti, medikamente, si dhe 13 thasë me veshje të markave të ndryshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mallrat, autobusi dhe një aparat celular. Sipas policisë, dy personat dyshohet se janë përfshirë në veprimtari të kontrabandës së mallrave, mosdeklarimit në kufi të parave dhe sendeve me vlerë,...
Burimi:
javanews.al