Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kontrabandë alkooli nga Greqia, ‘Drinks’ prangos shoferin! Nën akuzë edhe 3 doganierët e Kapshticës
👁3127
Një rast tjetër është goditur sot (7 qershor) nga Policia e Korçës, teksa një person u kap në flagrancë në aksin rrugor Kapshticë-Blilisht, duke transportuar me automjet pije alkoolike që i kishin futur kontrabandë nga Greqia. Procedohen penalisht edhe 3 punonjës të Degës Doganore Kapshticë, për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”. Ngarkesa me pije alkoolike është sekuestruar si provë materiale. Operacioni policor është koduar “Drinks”, kurse i arrestuari është A. Ll. “Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi pijesh alkoolike, të cilat dyshohet se janë futur në Shqipëri, pa kryer procedurat e zhdoganimit. Në vijim të veprimeve...