Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kontaktoi 3 ministra të jashtëm përmes ‘Signal’/ DASH nis hetimet ndaj personit që përdori ‘AI’ për t’u paraqitur si Rubio
Departamenti Amerikan i Shtetit tha se po heton një person i cili përdori inteligjencën artificiale për të imituar Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe për të kontaktuar tre ministra të jashtëm. Ai dyshohet se ka përdorur një zë të gjeneruar artificialisht të Rubios për të kontaktuar zyrtarët nëpërmjet aplikacionit të mesazheve Signal, sipas një kabllogrami të Departamentit të Shtetit të siguruar nga partneri amerikan i BBC-së, CBS News. Në kabllogram thuhej se personi kishte kontaktuar të paktën pesë individë, përfshirë ministrat e jashtëm, një guvernator të SHBA-së dhe një anëtar të Kongresit. Departamenti i Shtetit tha se është në dijeni të...