Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Konsumimi vampir’/ Si pajisjet elektro-shtëpiake ju risin faturën pa dijeninë tuaj
Ekspertët alarmohen për fenomenin e njohur si ‘konsum vampir’, energjia që harxhohet nga pajisjet elektrike të lidhura në prizë, edhe kur nuk janë ndezur. Ky është një përdorim i panevojshëm energjie, që sjell kosto shtesë për familjet dhe ngarkon mjedisin. Pajisjet në funksion ‘stand-by’, që janë në pritje për t’u aktivizuar, vazhdojnë të konsumojnë energji në sasi të vogla, por të vazhdueshme, që në fund të muajit mund të japin një faturë të konsiderueshme. Një nga pajisjet më të mëdha ‘fajtore’ për këtë konsum është mikrovala, e cila, duke qëndruar e lidhur vetëm në prizë pa u ndezur shpenzon energji. Sipas ekspertëve, mikrovala përdor rreth 3-4 vat energji për të mbajtur në punë orën, ekranin dhe butonat. Nëse qëndron në ‘stand-by’ 24 orë në ditë...