Konsumi në nivel të ulët, turistët nuk e mbulojnë tkurrjen e popullsisë në 3-mujorin e parë

Konsumi në nivel të ulët, turistët nuk e mbulojnë tkurrjen e popullsisë në 3-mujorin e parë

Konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 2.45% në tremujorin e parë të vitit 2025, ky është niveli më i ulët që nga i njëjti tremujor i vitit 2021.Turistët në rritje duket se nuk po mbulojnë efektin që jep zbrazja e vendit nga emigrimi i lartë i të rinjve. Në janar të vitit 2025 popullsia e vendit u tkurr me më shumë se 27 mijë persona vetëm në një vit.Konsumi final i popullatës përfaqëson një komponent kyç të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), pasi pasqyron jo vetëm fuqinë blerëse të popullatës, por edhe gjendjen e përgjithshme ekonomike të vendit...
Burimi: Monitor.al