
“Konsumi ka vdekur, ekonomia është në krizë”, Tabaku: Shteti është bërë barrë për biznesin, në vend që ta ndihmojë
👁5117
Kandidatja e Partisë Demokratike në listën e hapur për Tiranën, Jorida Tabaku, nisi ditën me një udhëtim me linjën urbane të Unazës, ku bashkëbisedoi me qytetarë të thjeshtë që ndanë shqetësimet për jetesën e shtrenjtë, çmimet e papërballueshme dhe mungesën e të ardhurave që po i detyrojnë të heqin dorë nga ushqimet bazë apo trajtimet shëndetësore. “Njerëzit po mbijetojnë, jo më jetojnë. Të gjitha i ka rritur kjo qeveri, përveç pagave dhe pensioneve,” i tha një qytetare gjatë udhëtimit. Tabaku u shpreh se “çmimet janë rritur sepse ekonomia është keqmenaxhuar dhe qytetarët po paguajnë faturën e një qeverie të paaftë...
Burimi:
Sot.com.al