Konstituimi i parlamentit në Kosovë, sot deputetët mblidhen në seancën e tretë

Konstituimi i parlamentit në Kosovë, sot deputetët mblidhen në seancën e tretë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot në seancën e tretë për konstituimin e legjislaturës së nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Në seancën paraprake, kryesuesi i seancës, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, ftoi në konsultime përfaqësuesit e partive politike. Pas kësaj, ai e ndërpreu seancën për 48 orë për shkak të mungesës së konsensusit. Që nga 15 prilli, kur u mbajt seanca e parë, deputetët nuk kanë arritur të kalojnë as pikën e parë të rendit të ditës, atë të verifikimit të mandateve dhe kuorumit. Partitë opozitare argumentojnë se anëtarët e qeverisë, të...
Burimi: Vizionplus.tv