Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Konstituimi i Kuvendit të Kosovës dështon sërish: Mandati i deputetëve në rrezik?
Më 7 korrik u regjistrua përpjekja e 43-të e pasuksesshme e deputetëve të zgjedhur për të konstituuar Kuvendin e Kosovës. Sikurse edhe në herët e kaluara, partitë opozitare, përfshirë PDK-në, LDK-në, AAK-në, Nismën dhe Listën Serbe, refuzuan të propozojnë anëtarë për komisionin që do të organizonte votimin e fshehtë për kryeparlamentarin, duke e konsideruar këtë proces si të papajtueshëm me Kushtetutën. Në votim të hapur, ata e kundërshtuan disa herë radhazi emërimin e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë pozitë. Vetëvendosje, e cila fitoi shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të shkurtit, këmbëngul se votimi i fshehtë është legjitim...