Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti thërret partitë politike pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese
Pas ultimatumit të Gjykatës Kushtetuese që konstituimi i Kuvendit të Kosovës të bëhet brenda 30 ditëve, deputetët janë mbledhur sërish këtë të premte në përpjekjen e tyre të 38-të. Kryeministri Albin Kurti nga ana tjetër i ka ftuar liderët politikë për një takim të përbashkët, në përpjekjen e radhës në funksion të konsensusit për konstituimin. “Aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese thekson qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë. Si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalë nga zgjedhjet...