Konispoli shpallet ansambël historik, vendimi i hap rrugën mbrojtjes, restaurimit dhe promovimit të kësaj qendre

Konispoli shpallet ansambël historik, vendimi i hap rrugën mbrojtjes, restaurimit dhe promovimit të kësaj qendre

Nga Julia Vrapi Vendimi për shpalljen ansambël historik i hap rrugën mbrojtjes dhe restaurimit të Konispolit, që përfaqëson një identitet të rrallë urban dhe kulturor në jug të vendit. Konispoli me vendim të Këshillit të Ministrave është shpallur ansambël arkitektonik urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore. Lajmin e bëri të ditur Blendi Gonxhja ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja thotë se Konispoli ka qenë vatër rezistence dhe kulture kombëtare, ndërsa sot ky status i ri përbën një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit. “Konispoli shpallet ansambël historik! Këshilli i Ministrave miratoi shpalljen...