Kongresi i parë gjuhës shqipe, i mbajtur në Stamboll më 1879

Kongresi i parë gjuhës shqipe, i mbajtur në Stamboll më 1879

Nga: Hasan Bello Përpjekjet e para për unifikimin e alfabeteve të gjuhës shqipe filluan në Stamboll, në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Kështu, sipas një letre të Jani Vretos të 23 tetorit 1864, në kryeqytetin e Perandorisë Osmane [Stamboll], personalitetet e njohura të kombit shqiptar (myslimanë, ortodoksë dhe katolikë) organizuan disa mbledhje për caktimin e një alfabeti. Këto takime rinisën në vitin 1867, kur emra të njohur që punonin e jetonin në Stamboll diskutuan lidhur me njësimin e alfabetit. Sipas Jani Vretos, “Mustafa Pasha, nga fshati Pojan i rrethit të Korçës, i quajtur Gjiritas sepse kishte qenë guvernator i Kretës për shumë vjet; Sulejman Pasha dhe Seit Beu prej Tirane; Rustem Pasha prej Leskoviku, Kristaq Efendiu nga Qestorati i Gjirokastrës; Ismail Beu – i...