Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Kongresi i Drejtshkrimit, një ngjarje gjuhësore e shndërruar në instrument politik
Një konferencë që nisi me qëllim shkencor për të diskutuar mbi gjuhën shqipe, standardin, gjuhën letrare dhe drejtshkrimin, përfundoi si një kongres partie, i ndikuar fort nga klima ideologjike e kohës. Kështu e përshkruan gjuhëtari Bahri Beci, një nga pjesëmarrësit dhe dëshmitarët e Kongresit të Drejtshkrimit, këtë ngjarje që shënjoi historinë gjuhësore dhe kulturore të Shqipërisë, në librin e tij. Në librin e tij “Përjetime 1936–2021”, Beci ndan kujtime që nga fëmijëria në Shkodër e deri te reflektimet për tri periudha historike të Shqipërisë: periudha e sistemit kapitalist (1936–1944), ajo e sistemit komunist (1944–1990) dhe tranzicioni postkomunist (1990–2021). Ai vëren...