Konflikti te Urdhri i Psikologut! Valbona Treska nuk lejon presidenten e re të marrë detyrën

Konflikti te Urdhri i Psikologut! Valbona Treska nuk lejon presidenten e re të marrë detyrën

Një situatë e pazakontë është krijuar sot te Urdhri i Psikologut. Pas zgjedhjeve të zhvilluara për drejtuesin e ri të këtij urdhri ,të fituara nga Brunilda Laboviti, kjo e fundit shkoi sot te urdhri i Psikologut, për të marrë postin e ri. Megjithatë u përballë me presidenten e mëparshme, Valbona Treska, e cila nuk pranoi të lirojë zyrën duke thënë se Laboviti duhet të presë ankimin për procesin e zgjedhjeve dhe nuk largohet nga zyra. Laboviti më pas thirri në telefon përfaqësuesin ligjor të saj, teksa kërkon dhe ndërhyrjen e policisë për të larguar ish-presidenten Treska nga zyra.
Burimi: Gijotina.com