Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Konflikti në Lindjen e Mesme, sekretarja e shtypit i Shtëpisë së Bardhë: Kini besim te Donald Trump!
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u shpreh se qytetarët amerikanë duhet të kenë “besim te Presidenti Trump”, teksa SHBA po shqyrton mundësinë e përfshirjes në luftë krahas Izraelit. E pyetur për mesazhin ndaj mbështetësve të Trump që kanë shqetësime për përfshirjen amerikane në konflikt, Leavitt u përgjigj: “Besoni te Presidenti Trump. Instinkti i tij është i saktë. Ai e mbajti botën të sigurt përmes fuqisë, jo përmes dobësisë, gjatë mandatit të parë.” Zëdhënësja konfirmoi gjithashtu se kontaktet diplomatike me Iranin vijojnë, por nuk dha detaje mbi arsyet pse Trump ende beson se ka mundësi reale për negociata me...