Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Konflikti në familje, 23-vjeçari plagos babanë në Fier
👁9646
Një 23-vjeçar ka plagosur me armë sportive babanë e tij natën e kaluar në Fier, pas një konflikti në familje. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth mesnatës, në fshatin Mbrostar Ura, kur Jashar Zyka qëlloi të atin, Nexhmedin Zykën me një armë të modifikuar si armë sportive. Dyshohet se 23-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërkohë që i ati është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Top Channel