Konflikti në Bunec, 53-vjeçari qëllon me pistoletë në ajër. Arrestohet nga policia
Konflikti në Bunec, 53-vjeçari qëllon me pistoletë në ajër dhe arrestohet nga policia Një konflikt për motive të dobëta në fshatin Bunec ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri dhe arrestimin e një 53-vjeçari. Sipas Policisë, pas marrjes së njoftimit për të shtëna në zonë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorit. Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë F. L., 53 vjeç, banues në Bunec. Nga hetimet paraprake dyshohet se 53-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. D., ka nxjerrë një pistoletë dhe ka qëlluar në ajër. Nga ngjarja nuk raportohen persona të lënduar. Policia sekuestroi pistoletën...
Burimi:
shkodraweb.com