Burimi:
Vizionplus.tv

Konflikti mes të rinjve në Lezhë, arrestohen dy persona që ishin shpallur në kërkim, tre të tjerë ende në arrati
👁4044
Policia e Lezhës ka arrestuar dy prej katër personave të shpallur në kërkim, lidhur me konfliktin e ndodhur më datë 11 prill. Në pranga ranë Redian Margjonaj, 20 vjeç dhe A.D, 15 vjeç. Të dy këta shtetas dyshohen për kryerjen e veprave penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetësisë publike”. Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e përdorur në këtë ngjarje. Gjithashtu, në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, është shpallur në kërkim një tjetër 15-vjeçar, shtetasi G. P., banues në Lezhë, i përfshirë në konflikt.Lexo edhe :Related Posts...