Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Konflikti mes Izraelit dhe Iranit, Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e saj: Ekziston mundësia për protesta kundër qytetarëve dhe interesave të SHBA
Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim me rëndësi për të gjithë shtetasit e saj në të gjithë botën. “Paralajmërim në mbarë botën: Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme. Ekziston mundësia për protesta kundër qytetarëve dhe interesave të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit”, deklaron Ambasada e SHBA. Departamenti i Shtetit këshillon qytetarëve amerikanë në mbarë botën që të tregojnë kujdes të shtuar. “Ju lutemi lexoni me kujdes Travel Advisory, informacionin për vendin dhe çdo alarm sigurie të fundit përpara se të planifikoni një...