Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Konflikti me armë la pesë të plagosur në Laç/ Autorët djegin makinën në Balldre
👁10685
Një makinë është pikasur në flakë në Balldre të Lezhë. Burime për ABC News thanë se dyshohet të jetë makina e autorëve të ngjarjes që hapën të shtënat në Lezhë ku për pasojë mbetën të plagosur 5 persona. Pesë persona mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me kallashnikovë këtë mesditë në Laç. Mësohet se të plagosurit janë Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri, Amarildo Ndoj dhe Angjelina Gjezaj, kjo e fundit shitëse ambulante në vendin ku u regjistruan të shtënat. Burime thanë se Geri Bitri dhe Amarildo Ndoj janë në gjendje të rëndë.